Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, pranë ish-QTU-së, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një 50 vjeçar.
Mësohet se shënjestra ka qenë Agim Backa, rreth 50 vjeç, i cili ka qenë duke udhëtuar me makiën e tij kur është gjendur nën breshërinë e kallashnikovit.
Ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spiotalin e Fierit. Policia ka ngritur post-blloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen a autorëve, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.