Ka përfunduar takimi 3 orë i kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD-së. Bëhet me dije se tema e diskutimit ka qene çështja e reformes zgjedhore dhe territoriale.
PD ka vendosur të nxjerrë në terren Gazment Bardhin për propozimet për reformën territoriale, një nga tre propozimet e Partisë Demokratike se bashku me reformën zgjdhore dhe vetingun e politikanëve që janë depozituar në kuvend.
Në mbledhje ka patur edhe krerë degësh që kanë dalë kundër Bashës. Një nga ata është Anton Pjetërnikaj i Paskuqanit, i cili mësohet se ka thënë: “Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrodh demokracia”.
Kundër Bashes ka dalëedhe edhe Dashamir Aliko i Gjirokastrës dhe Isuf Çelaj i Tropojes: “Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje. Duhet të dalësh vetë në bazë që të kuptosh krizën e demokratëve”.