Një javë pas vrasjes në sheshxhirim, shfaqet për herë të parë Alec Baldwin (FOTOT)

0

Aktori Alec Baldwin është shfaqur tepër i mërzitur ndërsa është fotografuar me familjen e tij në New England, një javë pasi aksidentalisht vrau kineasten Halyna Hutchin gjatë xhirimeve të filmit të ri.

Baldwin është shfaqur me fëmijët e tij dhe gruan në një qytet të vogël në verilindje fundjavën që lamë pas.

Aktori 63-vjeçar shihet në tension dhe i mërzitur ndërsa porosit ushqim për familjen e tij.

Ai ka qenë bashkëpunues me policinë e Santa Fe-së në New Meksiko, derisa hetimet për këtë janë duke vazhduar.

Baldwin ishte duke xhiruar në filmin Rust ku ai aksidentalisht vrau 42-vjeçaren.

Në armën që ai përdori kishte një fishek të vërtetë, ndërsa policia ende nuk e di shkakun e kësaj tragjedie.

Sherifi, Adam Mendoza tha të mërkurën që askush nuk do të përjashtohet nga akuzat kriminale.




PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu