(Video) Paska dhe më keq se në Shqipëri! Arbitri qëllohet me armë në fushën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë. Gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë ndërmjet Hurakanit dhe Ferros nga shkallët e stadiumit janë dëgjuar të shtëna armësh zjarri.

Lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes janë larguar të tmerruar sapo kanë dëgjuar zhurmën. Një prej plumbave ka goditur arbitrin Mauricio Romero, i cili u transportua menjëherë në spital. Sipas policisë të shtënat e armëve kanë ardhur nga jashtë stadiumit duke përhapur panik.

Një situatë aspak normale ku të pranishmit në stadium rrezikuan jetën e tyre. Ndeshja u ndërpre dhe pritet vendimi i federatës nëse do të luhet sërish.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu