Një bisedë private në instagram, është bërë publike nga faqa “Gota News” Bëhet fjalë për Markon i cili në emision ka shprehur hapur pëlqimin për Mikelën. Brenda programit, Marko është paraqitur si një djalë i qetë, i përmbajtur dhe i komunikueshëm.
Por në bisedën që do t’ju tregojmë më poshtë, nuk rezulton të jetë ashtu. Biseda është zhvilluar me një vajzë, ku Marko ngulmon ta takojë. Konkurrenti nuk ka nguruar të dërgojë një mesazh zanor, ku konfirmon se shumë prej situatave, takimeve, debatave, I SHTYN OLSA TI BËJË.
Në fakt nuk ishte kjo e gjitha. Kur e pa se nuk po i dilte gjë me vajzën në fjalë ju drejtua me shprehjen “tallje Argjendi me paramendim”. Duke lënë të nënkuptohet “tallje të organit gjinital mashkullor”. Mesa duket Marko si të tillë e konsideron Argjendin, pasi ky ishte një ofendim i rëndë.