Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.
Ende nuk dihet identiteti i personi të plagosur apo detaje nga rrethanat e ngjarjes.
I plagosuri është dërguar në spital, por nuk dihen ende detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.