Konfliktohen me sende të forta dy 70-vjeçarë

0

Një incident mes dy të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vllahinë në Vlorë. Dyshohet se dy 70-vjeçarë janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Për pasojë bëhet e ditur se i lënduar, jashtë rrezikut për jetën njëri prej tyre ndërsa 70-vjeçari tjetër është shoqëruar në  Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu