Ka nisur sot plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të territorit të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi që ky proces të niste nga Vlora, duke zbritur edhe vetë në terren.
Siç shihet në fotot e mëposhtme Rama ka nisur të mbledhë vetë plehrat. Kreu i qeverisë sapo ka treguar planin për pastrimin e territorit, ka nisur menjëherë nga puna.
Rama shihet se pa dorashka ka nisur të mbledhë plehrat nga mjedisi.
Rama paralajmëroi sanksione për kryetarët e bashkive që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme.







