Italia ka regjistruar 5.822 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Shifrat tregojnë se numri i infektimeve ka rënë me rreth 1 mijë raste krahasuar me një ditë më parë.
Të dielën janë regjistruar 26 viktima nga COVID, ndërsa një ditë më parë 31. Siç duket ka pasur ulje edhe të numrit të viktimave.
Në terapi intensive janë 398 qytetarë, ndërsa në spital janë 3215. Aktualisht, rastet pozitive janë 96.977.