Basha: Rama mori borxh sa të gjitha qeveritë e viteve 1991-2013

0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës në kuvend tha se qeveria me në krye Edi Ramën ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013.

“Qeveria a ka marrë borxh sa gjithë qeveritë e marra së bashku gjatë viteve. Nuk u përkthyen e nuk do të përkthehen në mirëqenie për familjet shqiptare, as për një sistem arsimor, as në rroga më të larta as në pensione dinjitoze. Miliarda borxh sa të gjitha qeveritë e marra bashkë nga viti 1991-2013. Po ku shkuan këto miliona e miliarda të marra borxh? Përgjigja është e thjeshtë. Këto miliarda shkuan dhe shkojnë për një grusht të vogël njerëzish që janë të lidhur me këta që ulen mbrapa. E mjelin ekonominë, edhe pse nuk kanë diplomë në bujqësi si barinj”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu