Pjesë nga fjala në parlament:
Arbi Agalliu: Nuk jeni i vërtetë kur thoni se nuk e kemi marrë shtrenjt, sepse e keni marrë më shtrenjt se Maqedonia dhe Mali Zi dy eurobonde. Këto ishin pyetjet që bëra dhe në këtë kontekst nuk do doja të bëja ironi por të mbeesim në diskutime reale që i bvijnë në ndihmë shqiptarëve.
Flutura Açka: Mqs zure në gojë poezitë e mija. Unë asnjëherë sa të jem në këtë sallë nuk do diskutoj asnjëherë profesionin. Më vjen shumë keq që kryeministri merret me gjëra personale. Unë ate detyre unë e kam mbaruar zonjë, dhe nuk ma heq dot askush, as zhgarravinat tuaja.
Grida Duma: Zonja kryetare , ju them me qartësi, se sa herë ka qenë në foltore, duhet të ishte ai që iku këtu. Vetëpërmbajtja nis me ju, sepse sa herë del një deputet i opozitës, ju ja hiqni fjalën. Kam dëgjuar së paku 7 fjalime të kryeministrit. Nëse ju vazhdoni me këtë model, ta drejtoni kryeminsitrin si eprori juaj dhe të jeni vartëse, ky është një model që duhet të mbarojë, ju tërheq vërejtje. Që t’i drejtohet në emër të profesionit, ju duhet të ndaloni fjalën.
Nikolla: Faleminderit z.Duma, por gjithmonë në respektim të rregullores pa bërë dallim cilit krah i përket