Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për topografin e Bashkisë Himarë, Elton Marko, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni.
“Fax Neës” bën me dije se seanca gjyqësore drejtohet nga relatore Herila Cela. Gjykata e shkallës së parë në Vlorë sëbashku me prokurorinë kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Topografi i bashkisë akuzohet se ka falsifikuar aktin e marrjes së tokave në pronësi dhe se ka përdorur formularin për regjistrimin e një toke. Për tjetërsim të pronësisë, në zonën e Dhërmiut është arrestuar dhe ish-kreu i Kadastrës, Klodian Troci dhe vartësit e tij.