“Isha e shkatërruar, nuk njihja veten” Adele tregon betejën pas divorcit

0

MBRETËRI E BASHKUAR – Këngëtarja 33-vjeçare Adele u nda nga ish-bashkëshorti Simon Konecki në vitin 2019 dhe divorci i saj ka frymëzuar disa këngë në albumin e saj të ri ’30’. Adele pranoi se ishte “e shkatërruar” që nuk kishte mundur ta bënte marrëdhënien e saj të funksiononte.

JuSugjerojmë
U rikthye në muzikë, Adele shpërthen në lot para fansave
Adele del për herë të parë me të dashurin Rich Paul në Mbretërinë e Bashkuar
Sipas Page six, në një intervistë me revistën Rolling Stone, ajo tha se divorci e ndikoi shumë dhe e bëri të ndjehej shumë e trishtuar. Krijuesja e hitit “Easy On Me” vuri në dukje se nuk ndihej sikur e njihte veten në fund të marrëdhënies, për të cilën fajëson ose hyrjen në të 30-at ose horoskopin me “kthimin e Saturnit”. Pas ndarjes, Adele u frymëzua nga puna e saj në palestër dhe regjimi i fitnesit për të ndihmuar veten edhe mendërisht.

“Më shkatërroi. Isha në siklet. Askush nuk më bëri të ndihesha në siklet, por ti ndihesh sikur nuk e ke bërë mirë punën. Nuk e njihja vërtet veten. Mendova se e dija kush isha. Nuk e di nëse ishte për shkak të kthimit të Saturnit apo nëse po shkoja drejt të tridhjetave, por thjesht nuk më pëlqeu ajo që isha. Nëse mund ta transformoj forcën dhe trupin tim në këtë mënyrë, sigurisht që të njëjtën gjë mund ta bëj për emocionet, trurin dhe mirëqenien time të brendshme. Kjo ishte ajo që më shtyu. Thjesht përkoi me të gjithë punën emocionale që po bëja me veten time në thelb”, tha ajo.

Teksa vazhdoi të punonte me albumin ’30’ gjatë kësaj periudhe Adele është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul dhe ka reflektuar se ajo nuk është ndjerë kurrë plotësisht e pranishme në marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe shpesht është ndjerë fajtore kur gjërat nuk fuksiononin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu