është rritur numri i viktimave që humbën jetën gjatë koncertit të reperit Travis Scott. Një 22-vjeçare, e cila u plagos rëndë në festivalin Astroëorld në Hjuston, Bharti Shahani ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që kishte marrë. Studentja kishte marrë pjesë në koncert bashkë me kushëririn dhe motrën e saj më të vogël.
Ajo ndodhej prej disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore. “Ky ishte festivali i saj i parë muzikor, festivali ynë i parë muzikor. Ajo e priste me padurim. Ajo kishte planifikuar veshjet e saj,” tha motra e saj e vogël.
8 persona të tjerë, të moshës 14 deri në 27 vjeç, u vranë dhe 25 të tjerë u dërguan në spital. Një fëmijë 9-vjeçar ndodhet në gjendje kome, familjarët e të cilit kanë paditur dhe reperin amerikan. Scott nga ana tjetër ka thënë se do të ndihmojë familjet e viktimave dhe të plagosurve në koncert.