“Katar 2022”, Portugalia në “Play-off”, Cristiano Ronaldo i tërbuar…

0

Në ndeshjen Portugali-Serbi në “Estadio da Luz” të Lisbonës, ndodhi gjithçka. Fusha dha verdiktin e saj në raundin e fundit të grupit “A”: kombëtarja e Dragan Stojkoviç fluturon për në “Katar 2022”, ndërsa luzitanianët dënohen me “play-off”.

Edhe pse skuadra e Fernando Santos kishte kaluar në epërsi, pas vetëm 120 sekondash, falë golit të Renato Sanches, Serbia barazoi me Tadiçin në minutën e 33-të, para finales së pabesueshme të Mitrovic (90’) përmbysi garën në 2-1.

Pas këtij rezultati, Portugalisë nuk i mjaftojnë 17 pikët e fituara, si pasojë e pesë fitoreve dhe dy barazimeve: luzitanëve do t’u duhet të përballen në “play-off” për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në finalet e botërorit “Katar 2022”.

Zhgënjimi për golin e Mitrovicit në minutën e 90-të ishte i madh jo vetëm në Lisbonë, por në të gjithë Portugalinë. Ndër më të zemëruarit ishte edhe ylli luzitan, kapiteni Cristiano Ronaldo, i kapur nga kamerat, teksa bën gjeste bezdie ndaj disa prej shokëve të skuadrës. Tashmë videot dhe fotot janë bërë virale… Sidoqoftë, udhëtimi i Portugalisë drejt “Katar 2022” nuk ka përfunduar ende, ai do të kalojë në ferrin e “play-off”-it.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu