U morën peng nga piratët në Nigeri, kthehen në Tiranë babë e bir

0

Ndoj dhe Mark Shytani janë babë e bir të cilët janë kthyer në Tiranë, pasi ishin mbajtur peng nga piratët në Nigeri. Mësohet se për lirimin e tyre është paguar një shumë e majme parash. Babë bir qëndruan për gati 1 vit në Nigeri, peng i piratëve të cilët kërkon para në mënyrë që shqiptarët të liroheshin.

Anija “STEVIA” u mor peng 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Babë e bir punonin si marinarë në anijën me pronar shqiptar.

Anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, ku edhe ishte ngarkuar me mallra në Kamerun, e kishte për destinacion portin e Lagos. Pengjet nuk janë dhunuar ndërsa mësohet se kanë qëndruar 4 muaj në Nigeri e më pas janë lëvizur në vende të tjera.

Të afërmit e Shytanit janë shprehur për ‘Faxnews’ se shteti nuk ndërhyu për të sjellë në Shqipëri babë e bir.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu