Ngjarja makabre në Fier, LSI: Kur krimineli ishte aty askush nuk e ngriti zërin më parë! Shteti me mosveprimin e tij është fajtor

0

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Greçallë në Fier.

Xhixho shprehet se me mosveprimin e tij shteti është po aq fajtor sa krimineli i cili i mori jetën të miturit.

Statusi:

Edhe një fëmijë tjetër tetëvjeçar bëhet viktimë e një krimineli! E çfarë vlere ka të thërrasim sot se krimineli duhet të marrë ndëshkimin maksimal, kur krimineli ishte aty e askush nuk e ngriti zërin më parë, që ai të mos ishte i lirë dhe jashtë mbikqyrjes së organeve të zbatimit të ligjit, të cilat e kanë për detyrë parandalimin e akteve kriminale?! Çfarë krimi makabër! Dhe çfarë turpi për të gjithë ne si shoqëri! Sepse me heshtjen tonë e lamë fëmijën në duart e lira të kriminelit. Sa turp e faj bashkë për shtetin, që me mosveprimin e vet është po aq fajtor sa krimineli në vrasjen e 8 vjeçarit të gjorë, jeta e të cilit nuk mund të shpaguhet me asgjë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu