Greqi/ Policët shkojnë për ta vënë në pranga, pitbulli i autorit kafshon dy oficerët

0

Dy oficerë policie në Nice të Greqisë janë kafshur nga një qen pitbull me urdhër të personit që do vinin në pranga. Qeni kafshoi në kyçin e këmbës një prej policëve, ndërsa kolegu i tij u plagos lehtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës kur një grua 50-vjeçare ka denoncuar në komisariat bashkëshortin e saj, duke i thënë policisë se ai e kishte dhunuar.

Kur dy policët mbërritën në shtëpi për ta vënë në pranga, ai doli me qenin e tij duke i bërtitur pitbullit “haji!” Qeni iu bind dhe sulmoidy oficerët e policisë.

Të dy policët janë dërguar në spital, ndërsa autori është arrestuar.

Burimi: Protothema


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu