Krisja me LSI e aleatët, Basha: I ftojmë të gjitha partitë që janë përballë regjimit

0

Lulzim Basha: Ne do të presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili do të jetë edhe një test, jo i parëndësishëm i integritetit të reformës në drejtësi dhe integritetit të kësaj pjesë të Gjykatës Kushtetuese që është zgjedhur tashmë. Por një gjë është e qartë si drita e diellit, 30 Qershori 2019 ishte një proces jo vetëm ilegjitim por i turpshëm. Dhe po të heqim çdo faktor tjetër, fakti që më pak se 15% e shqiptarëve u detyruan të merrnin pjesë në atë proces dhe 85% e shqiptarëve e konsideruan atë ilegjitim, është verdikti i gjithë verdikteve. Natyrisht, kjo ka prodhuar një krizë e cila manifestohet në mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve, manifestohet në korrupsionin galopant; në veçanti në bashki të mëdha sikurse janë bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Manifestohet në kapjen e funksionit të çdo bashkie nga mafia; që nga inceneratorët, pastrimi i qytetit, tek mungesa e shërbimeve për qytetarët, në veçanti në zonat rurale të cilët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndaj, në fillim të aksionit tonë politik, ne kemi nisur betejën për reformën territoriale, si duke depozituar amendamente kushtetuese në Kuvend për reformën territoriale dhe po kështu duke ngritur një grup pune i cili do të konkretizohet së shpejti me ngritjen e Komisionit të Reformës Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë. Qëllimi është që pushteti vendor t’i kthehet qytetarëve sepse njësoj si pushteti qendror është grabitur dhe është përdorur për interesa të ngushta të një pakice dhe ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë edhe në këto momente që po flasim interesat e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu