Kritik ndaj grupit al-Shabab terrorist, vritet gazetari në Somali

0

– Një gazetar i shquar somalez, i cili ishte një kritik i grupit të armatosur al-Shabab, u vra nga një sulmues vetëvrasës teksa po dilte nga një restorant në kryeqytetin, Mogadishu. Al Jazeera shkruan se Al-Shabab mori përgjegjësinë për shpërthimin, i cili vrau drejtorin e Radio Mogadishu, Abdiaziz Mohamud Guled, i njohur zakonisht si Abdiaziz Afrika.

Anëtarë të grupit militant islamik al-Shabab, vriten 21 persona në Somali
Sulmi plagosi disa persona të tjerë, duke përfshirë drejtorin e Televizionit Kombëtar Somali dhe një shofer.

“Kushëriri im Abdiaziz u vra nga një kamikaz menjëherë pasi doli në një restorant… Ai vdiq ndërsa u dërgua me urgjencë në spital. Ai gjithmonë ka ndezur një dritë të madhe në al-Shabab, Zoti ia preftë shpirtin”,tha kushëriri i tij, Abdullahi Nur.

Në një deklaratë, zëvendësministri i informacionit i Somalisë Abdirahman Yusuf Omar tha se vendi kishte humbur një burrë trim. Ndwrsa zyrtari qeveritar Ismael Mukhtar Omar, një ish-koleg i Abdiaziz, tha se policia e kishte konfirmuar qw shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz.

“Ai doli nga restoranti dhe hyri në makinën e tij me një koleg pasi kishin ngrënë darkë dhe sulmuesi vetëvrasës vrapoi në xhamin e makinës dhe shpërtheu veten”, tha një koleg tjetër Ali Mohamed.

Al-Shabab, e cila po zhvillon një fushatë të dhunshme të armatosur kundër qeverisë së brishtë të vendit dhe shpesh synon objektiva politike, të sigurisë ose civile, mori përgjegjësinë për sulmin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu