– Katër persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, e gjitha pas publikimit të pamjeve brenda një lokali në fshatin Zejmen të Lezhës! Mbrëmjen e disa ditëve më parë, tre persona hynë të maskuar dhe me kallashnikovë në duar, duke kërkuar dikë. Ironia është tek fakti se gazetari Ervis Hila bën me dijse se vetëm disa minuta pasi personat me armë në duar u futën në lokal, një patrullë Policie kishte shkuar për të mbyllur lokalin, i cili ishte ende hapur në shkelje të orës policore, por asnjë nuk tregoi çfarë kishte ndodhur pak kohë më parë. Pas publikimit të pamjeve, të rinjtë së bashku me pronarin e lokalit, Ani Kola janë shpallur në kërkim, pasi nuk pranojnë që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit.
Në kushtet kur asnjë nuk ka denoncuar, Policia është vënë në dijeni lidhur me ngjarjen vetëm nga mediat, të cilat kanë vënë alarmin lidhur me ngjarjen. Menjëherë kanë shkuar duke hapur forcërisht lokalin duke sekuestruar serverin e kamera të sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen. Ndërsa gjatë kontrolleve në banesa, nuk kanë gjetur asnjë prej personave që dalin në video për të dëshmuar.
Përveç kamerave të lokalit, nga ana e Policisë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të objekteve të tjera në zonë për të para lëvizjet para dhe pas ngjarjes, për të mësuar se ku kanë shkuar “maskat” pasi kanë dalë nga lokali. Por mendohet se ata që hynë në lokal nuk ishin vetëm. Me ta, duke i pritur jashtë ishin dy të tjerë, por kanë zgjedhur që të presin në makinë, jashtë lokalit.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka dyshime të forta se tre personat me maska në kokë e kallashnikovë në dorë mund të jenë dërguar si vrasës me pagesë, por nuk e gjeten në lokal objektivin e tyre, ndaj dhe largohen të qetë nga lokali. Por nëse nuk e kanë gjetur objektivin në lokal, kush ishte personi që kërkonin? Përse donin ta vrisnin dhe kush i porositi?