TVSH-ja 10%, Braçe: Pse keni shkuar te bujqësia? Ibrahimaj: Janë sipas FMN-së

0

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe debatoi me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj rreth vendosjes së TVSH-së 10% për inputet bujqësore. Ai kërkoi përgjigje se përse po goditet sektori i bujqësisë. Ministrja Ibrahimaj u theksua se këto ndryshime në paketën fiskale 2022 janë përcaktuar sipas propozimeve të FMN-së.

DEBATI

Braçe: Pse keni shkuar tek favori i bujqësisë dhe propozoni taksë për inputet bujqësore dhe nuk jeni marrë me favoret e tjera që janë në këtë nen, që kanë edhe më shumë para?

Spaho: Pse është zgjedhur ngarkesa e blegtorëve, pse është filluar me këto dhe jo me të tjerat?

Ibrahimaj: Propozimet janë të vitit 2019, dhe janë duke u rishikuar. Sapo të finalizohet drafti me FMN do të nisim konsultimin me të gjitha palët e interesit.

Braçe: Propozimet e FMN janë me vite, pra FMN ka propozuar që e para që duhet goditur është TVSH-ja e inputet bujqësore.

Ibrahimaj: Rekomandimet janë të FMN por rendi nuk është i saj. Është propozuar edhe heqja e përjashtimeve për sektorin e turizmit, nuk u mendua e arsyeshme heqja e rimbursimin për këtë sektor pas goditjes nga pandemia.

Ndryshimet në paketën fiskale të 2022-shit shkaktuan javën e kaluar protestat e fermerëve të Myzeqesë, pasi me paketën re, ata nuk përfitojnë asnjë rimbursim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu