Maqedonia e Veriut në zi, katër prej viktimave ishin nga Dibra

0

 – Katër prej viktimave shqiptarë në aksidentin e tmerrshëm në Strumë të Bullgarisë janë nga qyteti Dibër (Dibër e Madhe, qytet shqiptar në Maqedoninë e Veriut).

Lajmi u konfirmua nga faqja në Facebook “Qyteti i Dibrës”.

“46 shpirtërat, ndër to 4 dibranë, që morën rrugën për të shijuar kënaqësinë e një fundjave, sot nuk u kthyen më pranë familjeve të tyre , por si dëshmorë i dhuruan shpirtin Zotit të Gjithësisë! Ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave, ndërsa të ndjerët qofshin nën mëshirën e Zoti!”, shkruhet në faqen e komunitetit të Dibrës.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zie për tragjedinë e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të Strumës, ku një autos me pasagjerë shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut u përplas dhe mori flakë. Për fat të keq, humbën jetën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë, ndërsa 7 të tjerë mundën të shpëtonin.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu