– Këtë të enjte përpara ambienteve të Parlamentit ku po mbahet seanca e radhës plenare, është duke u zhvilluar një protestë, e këtë herë janë persona personat para dhe tetrapelgjikë, të cilët i kanë kërkuar Policisë t’i lejojë që të afrohen derës së Parlamentit, pasi thonë se nuk mund t’i bëjnë keq askujt.
Në seancë ndodhet Kryeministri Edi Rama me të cilin ata duan të komunikojnë dhe të shprehin shqetësimin e tyre.
“Ne s’i bëjme keq kujt kemi bërë vetëm mirë. Mos i ngatërroni gjërat”, u shpreh njëri prej tyre.
“Ne ca po na bajnë keq”- vijoi një grua.
“Na leni të kalojmë e të jemi aty deri afër. Respekt për ne, se Zoti nuk dihet ca bën sot je kështu nesër mund të jesh si unë, s’dihet asnjëherë ca ndodh nesër në jetë, atëherë do kuptosh ca pozicioni jemi ne”, iu drejtua policit një tjetër protestues.
Të mërkurën ata protestuan para Kryeministrisë dhe një përfaqësues i tyre, u shpreh për mediat, se kërkojnë që t’u rikthehet ndihma prej 300 mijë lekë të vjetra.