Njëlloj si njerëzit e tjerë edhe familja mbretërore duket se e ka një këngë të preferuar që i motivon në ditët kur ndihen të lodhur. Princi William ka zbuluar për mediat e huaja këngën e preferuar, të cilën vazhdon ta dëgjojë edhe pse e ka vendosur mbi 1 milionë herë.
Gjatë një dalje televizive në ‘Time to Walk’, ai ka zbuluar se fiton energji duke dëgjuar AC/DC, ‘Thunderstruck’. Më pas ai ka zbuluar edhe këngën e preferuar për të gjithë familjen, e cila është ‘Waka Waka’, nga Shakira.
“Nuk ka asgjë më të mirë se ne mëngjesin e të hënës, kur jeni paska të lodhur pas fundjavës dhe përpiqeni t’i riktheheni realitetit, duke dëgjuar AC/DC, ‘Thunderstruck’. Më duhet të them se e kam dëgjuar një milion herë. Kjo këngë të zgjon nga gjumi, të jep humor të mirë dhe ndihesh sikur mund të marrësh gjithçka çka do”, – u shpreh Princi William.
“Shumicën e mëngjeseve ka ‘luftë’ mes Charlotte dhe George se cila këngë duhet të vendoset në mëngjes. E preferuara e gjithë familjes është ‘Waka Waka’, nga Shakira”, -shtoi William.





