LAJM I FUNDIT/ Makina përplas këmbësorin në Tiranë, largohet me shpejtësi

0

Një këmbësor është përplasur mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga një shofer i cili është larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak.

Me datë 06.12.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu