Antony Blinken reagon pas sanksioneve të SHBA në Kosovë

0

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të sanksionuar grupin e  Zvonko Veselinoviç.

Sipas Us embassy Blinken ka thënë se lidhur me Samitin për Demokraci këtë javë SHBA janë vendosur sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve sipas aktit Magnitsky. Ai shkruan gjithashtu se  SHBA do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të thyer lidhjet mes aktivitetit kriminal dhe korrupsionit duke promovuar kështu llogaridhënien e personave të korruptuar.

“Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara po vendosin sot sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore. Këto sanksione synojnë autorët e korrupsionit në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet dhe zbaton Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut Magnitsky. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer lidhjet midis aktivitetit kriminal dhe korrupsionit. Veprimet e sotme, me përcaktimet e Departamentit të Thesarit për akterë të korruptuar të lidhur me organizata kriminale transnacionale në El Salvador, Kosovë dhe Serbi, janë pjesë e përpjekjeve tona të gjithë qeverisë për të thyer këto lidhje dhe për të promovuar llogaridhënien për aktOrët e korruptuar”, ka shrkuar Sekretari Blinken.

Grupi akuzohet për marrëveshje me politikanët lokalë serbë në veri të Kosovës, për të ndihmuar në fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta. Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu