Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, ku ëhstë shprehur se pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur “non grata” nga SHBA e kanë Edi Rama dhe Ilir Meta.
Flet Basha
Të lëmë pas të shkuarën. E kam fjalën për idhullin e të shkuarës. Me besimin në zot do të ercim para pa u ndalur as nga mbeturinat e komunizmit dhe as nga ata të përfshirë në korrupsion. Trekëndëshi i bermudës e ka marrë 31 vite Shqipërinë. Sot shqiptarët kanë një rrugë përpara. Ajo është PD. PD do të ecë para duke nisur me kuvendin e 18 dhjetorit. I beri thirrje këshillit të mos mblidet por u mblodh. Bëri sot një shfaqje të turpshme. Të gjithë e dimë shprehjen e veriut “Burri e gjen kohën për me u korit”.
PD është vendosur ta lërë ta kalurën prapa. Të ecim para me të rinj dhe të rejat. Jemi vendosur të ecim si një mision të pandashëm që na kanë besuar shqiptarët. Nuk ka asnjë forcë tjetër veccse PD për të rrëzuar Ramën. PD dhe demokratët tani janë të cliruar. Trekëndëshi i Bermudës hedh të njëtja gënjeshtra ndaj PD-së, njësoj të tre protagonistët e Trekëndëshit e Bermudës. Kjo nuk e ngadalëson fundin e tyre. Të rinjtë shqiptarë nuk mund të presin të zbrazet Shqipëria.