Një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë u përplas me një shtëpi në Hungari, duke lënë të vdekur shtatë emigrantë dhe katër të plagosur. Mediat e huaja shkruajnë se shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit serb dhe u përpoq t’i shmangte duke u larguar me shpejtësi.
Makina, e cila mbante 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit të Szeged, më pas u përplas me një shtëpi dhe u përmbys.
Policia tha se drejtuesi i mjetit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, u ndalua dhe ndaj tij do të nisë hetimi për trafikim personash dhe shkaktim të një aksidenti masiv me fatalitet.