Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani ka analizuar situatën politike brenda Partisë Demokratike.
Sipas Nazarkos, Partia Demokratike me këtë përçarje dobësohet, ndërkohë që duhet të bunet opoizitë të fortë ndaj një qeverie që ka hyrë në mandatin e tretë. Analisti mendon se Berisha gjatë 8 vite në opozitë ka kontrolluar bazën e Partisë Demokratike pasi ka një mbështetje të gjerë.
“Ky është një skenar që nuk ka ndodhur më parë dhe kemi dilemë se ku po shkon. Berisha e ka shndërruar sic duket energjinë potenciale që lidhet me popullaritetin me bazën e partisë në lidhje që janë të karizmës, pasi Sali Berisha e ka shndërruar energji të lëvizjes. Kjo do të thotë që berisha ka qenë gjithmonë aty dhe që ka kontrolluar partinë dhe që Basha ka qenë i mbrojturi i tij për 8 viteve. Për shkak të zhvillimit të shpalljes Non Grata, zoti Berisha mori vendim për ta flakur Bashën nga roli i qiraxhiut në godinën që ai e zotëronte për shkak të fuqisë së tij dhe të rikthehet në atë godinë dhe të kontrollojë partinë që ai e themeloi, që sic duket ai ka pasur pronësinë, ai e ka kontrolluar dhe ai është personazhi më i fortë i asaj partie. Bash identifikohet me humbjet e njëpasnjëshme. Kjo që po ndodh nuk është një pamje e këndshme, PD duhet të ishte barriera më e fuqishme ndaj një qeverie që është në mandatin e tretë që fillon qelbet. Kjo parti do të ishte barriera më e madhe dhe rrezikon të ndahet, kjo parti që duhet të japë shporesë, rrezikon të përballet me SHBA dhe kjo është një situatë shumë e vështirë për tu analizuar.
Ky skenar në të cilën po shkon PD, në rast se fiton Berisha nuk është një skenar që do ta rrisë partinë nuk e bën konkurruese sepse zoti Berisha ka qenë në kulmin e fuqisë së vet. SHBA iu deshën 8 vite për të vendosur një lloj etikete për qeverisjen e tij, “korrupsion masiv”, “minim i demokracisë” ishte një etiketë aktuale që Berisha. Një personazh i tillë nuk e paragjykoj për moshën, por për mënyrën si është formatuar ai. Ai kishte probleme me Arvizun, me ambasadoren Donal Lu me të gjithë ambasadorët amerikanë.
Unë nuk e imagjinoj dot që në krye të vendit të vijë një parti që kryetarin e vendit të jetë Non Grata. Akuzat që janë ngritur ndaj tij, janë akuza që hijezojnë imazhin e tij të brendshëm. Unë nuk besoj që është konkurruese në stilin që ai di të bëjë konkurrencë, protesta masive? Protesta duhet të ketë legjitimitet mund ta rrëzojë qeverinë sic ishte ajo e studentëve”, përfundoi Nazarko.