Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula, 39-vjec, një nga tre të dyshuarit për grabitjen me armë të noterit Thoma Kaci në 20 tetor, kërkon sërish lirinë.
Në 16 dhjetor ora 11.30 në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, pritet të shqyrtohet kërkesa e 39-vjecarit për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” që Gjykata e Sarandës ka vendosur për të. Ndërkohë Gjykata më parë kishte vendosur mos pranimin e kërkesës së Kolonjës për sigurimin e një prove që ai e dispononte lidhur me ngjarjen.