Ish-mbreti i Greqisë, Kostandini po trajtohet në një spital privat në Athinë , pasi u dërgua me urgjencë ditën e djeshme pas një ataku ishemik që pësoi. Ish-monarku ndodhej në Ermionidë ku banon, kur u ndje keq. Në orët e vona të pasdites është dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore Kranidi në Argolidë, ku i është dhënë ndihma e parë.
Ai kishte pësuar një goditje tjetër në të kaluarën dhe ishte shtruar në spital për katër ditë. Në krah të tij janë djali i tij Nikolaos dhe gruaja e tij Anna Maria. Ish-mbreti tani është në moshë të shtyrë dhe kohët e fundit ka qenë i kufizuar në një karrige me rrota.
Marrë nga protothema.gr





