Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë dhe as këtë herë nuk ka munguar “pasarela” e deputeteve dhe deputetëve.
Ndryshe nga herët e tjera, me ftohjen e motit, në veshjet e zgjedhura kanë dominuar ngjyrat e errëta dhe palltot e xhupat e gjatë. Zonjat e Kuvendit kanë zgjedhur kostume një ngjyrëshe, pra monochrome njësoj si deputetët. Edhe palltot dhe xhupat e zgjedhur janë po në ngjyra të errëta ku dominuese është ngjyra e zezë.
Një detaj tjetër interesant brenda sallës duket se janë bisedat “vesh më vesh” të deputeteve, të cilat duken mjaft në humor të mirë teksa i buzëqeshin njëra-tjetrës.