Kryetari i Bujanocit informon Gërvallën për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është takuar ditën e sotme me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Arifi tha se Gërvallën e ka njoftuar për situatën politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Bujanocit. Ai përmendi edhe diskriminim e qytetarëve nga qeveria serbe në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe për mos njohjen e diplomave të fituar në universitetet në Kosovë.

“Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla. Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës. U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu