Rita Ora: Jam një refugjate dhe gjithmonë do të jem e tillë

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka treguar disa herë se është krenare me historinë e familjes së saj.

Pavarësisht se është rritur mes talljeve për faktin se ka qenë një refugjate në Londër, Rita thotë se kjo e ka bërë edhe më të vetëdijshme për respektin që duhet pasur ndaj njerëzve.

Në një intervistë të fundit për The Independent, Ora ka folur mbi temën e refugjatëve, duke thënë se do të jetë përherë një zë në mbështetje të tyre.

“Ndonjëherë është e vështirë t’u shpjegosh jo-refugjatëve se si është të jesh refugjate, sepse nuk bëhet fjalë për një zgjedhje me dëshirë”, ka thënë Ora.