Deputetët u kanë kërkuar anëtarëve mos të marrin pjesë në referendum”, si paraqitet situata e PD në Shkodër

0

Shoqata e ish-të përndjekurve politik dega Shkodër ka reaguar këtë të premte për situatën politike brenda PD. Në emër të shoqatës foli nënkryetari Ndoc Ashta, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i PD Shkodër. Ai tha se ishte pro për rigjallerimin e PD dhe mbrojtjen e interesave të kësaj shtrese.

Ashta foli edhe për organizimin e referendumit të shtunën dhe komentoi mbylljen me zinxhirë të selisë së PD Shkodër.

“Disa deputetë i kanë thënë anëtarëve të mos marrin pjesë në referendum. ” – tregoi Ashta.

Në mbështetje të ish kryeministrit Sali Berisha doli edhe Bedri Blloshmi, kryetar i shoqatës së ish të-përndjekurve politik në Tiranë, i cili nuk ngurroi të thumbonte edhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Qyteti i Shkodrës ka 2 qendra votimi:
1 qendër prane stadiumit (marrin pjesë grupseksionet 1 dhe 2);
1 qendër pranë sheshit Isa Boletini (marrin pjesë grupseksionet 3, 4, 5).
Velipoja ka 1 qendër votimi ( marrin pjesë grupseksionet 1 dhe 2).
Dajçi ka 1 qendër votimi ne (marrin pjesë grupseksioni 1/2).
Berdica ka 1 qendër votimi (marrin pjesë grupseksionet 1/2).
Ana e Malit ka 1 qendër votimi (marrin pjesë grupseksioni 1).
Guri i Zi ka 1 qendër votimi (marrin pjesë grupseksioni 1 dhe 2).
Postriba ka 1 qender votimi ( marrin pjesë grupseksionet 1 dhe 2).
Rrethinat kane 1 qender votimi (marrin pjesë grupseksionet 1, 2, 3, 4).
Shalë, Pult, Shosh kanë 1 qender votimi në Rrethina, zhvillohet zgjedhje (marrin pjesë grupseksionet Shalë, Pult, Shosh).
Në total janë 9 qendra votimi për referendumin e PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu