Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar të kërkoj ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla edhe pse e dinin që ky i fundit nuk ishte aty. I ftuar në studion e AbcNews, Hoxha tha se Llalla ka dalë në mënyrë legale nga Shqipëria dhe se autoritetet kanë pasur mundësi të informoheshin që ai nuk ndodhej aty. Hoxha tha gjithashtu se ish-kryeprokurori e ka lënë vetë adresën se ku ndodhej dhe se kur ka shkuar kërkesa e Interpolit, autoritetet italiane e dinin se ku ndodhej ish-kryeprokurori.
Nëse llalla do të ishte arrestuar atje, duhet që të dilte para gjykatës për 48 orë, por vetëm është një procedurë., për shqiptarët ka rëndësi që të vijë dhe të vuajë dënimin në Shqipëri. Në një rast të dënimit më pak se 4 vjetësh nuk ka një kërkesë nga gjykatat italiane për ekstradim, e për më tepër Llalla ka krijuar dhe mbrojtjen e tij, ku dënimi në Shqipëri ka të bëjë dhe me qëllime politike. Autoritetet italiane nuk janë të prirura për ekstradimin, nëse Shqipëria do ta argumentojë se pse llalla duhet të vijë në Shqipëri patjetër atëherë mund të ndodhe. Pasuritë janë konfiskuar i ka humbur, dhe ai tani shpreson të ruajë veten. Unë shpresoj që të kthehet pasi do të ishte një dështim. Në raste të tjera nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin sesi do të bëhet. Rasti Llalla dhe Inceneratorët do të dëshmojnë aftësinë e reformës në Drejtësi për të luftuar korrupsionin,”- tha Hoxha ndër të tjera.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është vënë në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Llalla qëndron në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërkohë që ka kërkuar edhe azil. Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.