Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Lezhë. Mësohet se konkretisht të shtënat me armë zjarri janë raportuar në zonën Ishull-Lezhë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Ende nuk bëhet me dije se kanë mbetur persona të plagosur apo jo.
Gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë sekuestruar, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia e Lezhës nuk ka dhënë ende një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen në fjalë.