Një 35-vjeçar zgjidhet president

0

Politikani i majtë Gabriel Boric, 35-vjeç, të dielën u bë presidenti më i ri i Kilit, duke fituar garën me kandidatin e të djathtës ekstreme, Jose Antonio Kast.

Boric fitoi 56 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij, populisti Jose Antonio Kast, fitoi 44 për qind.

“Do të jem president i të gjithë kilianëve. Nuk do të qeveris i vetëm brenda katër mureve”, tha Boric në një video-konferencë të shkurtër televizive me presidentin në largim Sebastian Piner.

Kast, i cili u rendit i pari në raundin e parë të zgjedhjeve më 21 nëntor, pranoi fitoren e ish-liderit studentor.

“Bisedova me Gabriel Boricin dhe e urova për triumfin e tij të madh. Nga sot, ai është presidenti i Kilit dhe meriton gjithë respektin dhe bashkëpunimin tonë konstruktiv. Kili është gjithmonë në vend të parë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.