Omicron/ Londra anullon festimet e Vitit të ri

0

Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e Ri për shkak të rritjes drastike të rasteve me variantin Omicron.

Lajmi është njoftuar nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, sipas të cilit infektimet kanë arritur nivele rekord në kryeqytetin britanik.

“Me infektimet Covid-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar”, njoftoi ai.

Ai tha se qendër e festimeve të Vitit të Ri në Londër do të jetë një spektakël madhështor, të cilin qytetarët do të kenë mundësi ta shohin përmes televizorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu