Një familje në Iowa të SHBA-ve u shpëtua nga helmimi me monoksid karboni pasi qeni i tyre “hero” i paralajmëroi për rrjedhjen e gazit, i cili mund të kishte rezultuar vdekjeprurës për ta. Brad Harbert, 37 vjeç, nga Ankeny, u zgjua dhe kuptoi sjelljen e pazakontë të qenit të tij që i kishte shkuar pranë shtratit dhe po hidhej në përpjekje për t’i tërhequr vëmendjen.
“Ajo thjesht po hidhej nga shtrati im dhe u kthye përsëri në shtrat. Kur u afrova, po dëgjoja një alarm dhe nuk ishte alarmi i tymit”- tha ai për WHO13, dega e NBC në Des Moines. Më tej 37-vjeçari shpjegoi se Roxy është “me të vërtetë e butë” dhe rrallëherë leh, megjithëse ai vuri në dukje se ajo ulërin kur “i kërkon të flasë”.
Harbert kuptoi se qeni i tij i dashur po reagonte ndaj detektorit të monoksidit të karbonit që po fikej. Kur u ngrit, Roxy shkoi të kontrollonte djalin e tij Jackson. Menjëherë Herbert nxorri jashtë nga shtëpia babain, djalin dhe qenin e tij dhe thirri shërbimin e zjarrfikëses. “Unë jam shumë, shumë i lumtur që kam një qen dhe shumë i lumtur që kam pikërisht atë”- tha në fund Herbert.