Vdiq në lule të rinisë! Flet babai i 29-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin në Greqi: Iku para kohe

0

Enkeled Biba, 29-vjeçari me origjinë shqiptare që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Kretë të Greqisë, do të niset për në Shqipëri, për t’u prehur në banesën e tij të fundit. Familjarët e tij në Shqipëri kanë hapur dyert e mortit, ndërsa i ati, Tonin Biba ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke njoftuar miqtë për lajmin e hidhur.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshëm të djalit tonë Enkeled Biba”, ka shkruar ai.

Postimi i të atit

I riu po udhëtonte me shpejtësi në momentin kur ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë dhe vdiq për shkak të plagëve të rënda, edhe pse u dërgua me shenja jete në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu