Grupi i Sali Berishës i njohur si Komisionit i Rithemelimit të PD-së shkoi sot në selinë blu për t’i dorëzuar Lulzim Bashës një shkresë ku njoftohet për vendimin e referendumit.
Letrën e lexuar nga Belind Këlliçi me rezultatet e referendumit, do i dërgohet me postë Lulzim Bashës.
Letra e dërguar për Lulzim Bashën nga Komisioni i Rithemelimit:
“Fatkeqësisht demokratëve do të përballen me krizën brenda partisë, për mosfunksionimin e forumeve vendimmarrëse nga ish kryetari i saj, të ndodhur me këto kushte një grup deputetësh, anëtarë kryesie, kryetarë degësh në përputhje me ndryshimet statusore morën përgjegjësinë për thirrjen e Kuvendit për të shpëtuar dhe për të rikthyer legjitimitetin dhe për ta rikthyer atë në shpresë të demokratëve, në vendimin nr.6 Kuvendi vendosi shkarkimin tuaj nga detyra për thyerje të rënda të statutit.
Në respekt të mijëra demokratëve më 13 qershor 2021 vendosëm ta ratifikonim vendimmarrjen nëpërmjet referendumit sipas pranimit 1 anëtar një votë. Referendumi u zhvilluar më 18 dhjetor ku 44.385 demokratë vendosën për shkarkimin tuaj nga posti i kryetarit të PD. Kërkohet nga ana juaj të merren masat duke liruar ambientet e punës të kryetarit dhe duke dorëzuar të gjithë dokumentet përkatëse deri në 5 janar të vitit 2022. Refuzimit të Kuvendit si dhe refuzimi i vullneteve të anëtarëve të PD do të detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në përmbaruesin e saj për vullnetin e saj duke të nxjerrë nga zyra”