Milanoviç: Kosova të trajtohet e barabartë ose ‘Open Ballkan’ është pa lidhje

0

Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, në konferencën e përbashkët me Vjosa Osmanin u shpreh se iniciativa “Open Ballkan” duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë. Mediat vendase raportojnë se sipas tij nëse Kosova në këtë iniciativë nuk përfshihet në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë është pa lidhje.

“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saja”,- u shpreh Milanoviq.

Mbështetje të fuqishme Milanoviç ka garantuar për njohjen e Kosovës, duke shtuar se nuk i kupton vendet që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Madje ai ka potencuar se edhe Serbia duhet që të pranojë Kosovën sa më shpejt.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu