Tentoi të udhëtonte me pasaportë false nga Prishtina në Frankfurt, pranga shqiptarit

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar, i cili ka tentuar të udhëtojë nga Prishtina për në Frankfurt, me pasaportë të falsifikuar. Menjëherë pasi është konstatuar, shtetasi shqiptar është arrestuar dhe është dërguar në Komisariatin e Policisë për marrjen në pyetje, ndërsa ndodhet në paraburgim për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

“ANP-së 23.12.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Frankfurt, duke prezantuar pasaportën e një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu