Plas keq debati në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Sherri ka ndodhur mes Antonela Berishës dhe këngëtares Big Mama, Besiana Kasami, e cila nuk i ka kursyer edhe fjalët ofenduese. Debati kishte nisur më herët mes tyre për një temë si bërja e dhuratave për njëri-tjetrin për vitin e ri, degjeneroi sonte gjatë emisionit “live”.
PJESË NGA BISEDA:
Antonela: Jeni si ujqër ju përballoj të gjithëve
Iliri: Ti zë emrat e të gjithqëve në gojë
Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën, ti më ke sharë në serbisht, ke folur ulët. Më ke sharë serbisht!
Big Mama: Ti je legene. Ti je idiotja më e madhe në këtë botë. E kapi prej flokësh dhe e nxjerr jashtë. Ti je e pamoralshme, të gjithë e mendojnë këtë dhe asnjë nuk ta thotë. Qepe moj gojën. Ti ke bërë famë kot.