“Vajzat e përjetuan keq”/Fjolla Morina rrëfen ditët në burg: Përfundova në psikiatri

0

Këngëtarja Fjolla Morina ka folur për periudhën e burgut në Shqipëri, pasi u kap me armë zjarri në çantën e saj. Ajo ka treguar detaje për eksperiencën e saj për herë të parë në një intervistë dhënë për televizionin T7.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo ka treguar se koha e burgut ishte periudha më e vështirë të jetës së saj, duke treguar se kishte vizituar edhe psikiatin për ndihmë.

“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri,”-u shpreh ajo në intervistë. Megjithatë duket se edhe familjarët e saj nuk e kanë pasur të lehtë, duke u shprehur edhe edhe vajzat e kanë përjetuar shumë keq.

“Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. Madje, vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë”, tha Morina ndër të tjera.

Mbi këngëtaren rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri, duke rrezikuar 6 vite burg. Por Morina u arratis nga vendi, për t’u arrestuar në Prishtinë muaj më vonë, e ndërkohë që autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e saj, ato në Prishtinë nuk japin “ok”.