Fundi i vitit, koha për të bërë bilancin dhe renditjen. Skuadra më e mirë, sulmuesi më i mirë, mesfushori më i mirë dhe kështu me radhë. Mes shumë të hartuarave është edhe kjo e revistës prestigjioze angleze ‘FourFourTwo’, e cilat gjithmonë i ndan dhe i bën njerëzit të diskutojnë.
Kështu është edhe për vitin 2021 për renditjen e trajnerëve më të mirë në botë. Kush është në krye? Megjithë ‘nokautin’ në finalen e Champions League, Pep Guardiola (Manchester City) i paraprin Thomas Tuchelit (Chelsea), kur në podium ngjitet gjithashtu edhe Jurgen Klopp (Liverpool) në vendin e tretë.
Menjëherë pas tyre, vjen Antonio Conte, për atë që bëri me Interin, por dhe sot me Tottenham në Angli. Në dhjetëshen e parë është Hansi Flick, sot trajner i Gjermanisë pas sukseseve me Bayernin, i ndjekur në vendin e gjashtë nga Roberto Mancini, arkitekt i triumfit në Europian me Italinë. I shtati pozicionohet Diego Simeone (Atletico Madrid), që ndiqet nga trajneri aktual i Bayernit Julian Negelsmann. Trajneri i Anglisë, i mundur në finale të “Euro 2020”, Gareth Southgate renditet i nënti, ndërkohë që Mauricio Pochettino (PSG) plotëson dhjetëshen e parë.
Në vijim, deri në vendin e pesëdhjetë janë edhe nëntë trajnerë të tjerë italianë: i 14-ti Gasperini me Atalantën e tij, i 22-ti Pioli (Milani), i 23-ti Ancelotti (Real Madrid), i 27-ti Simone Inzaghi (Lazio dhe Inter), i 29-ti Sarri (Lazio), i 31-ti Allegri (Juventus), i 36-ti Spalletti (Napoli), i 42-ti Juric (Torino), i 45-ti De Zerbi (Sassuolo/Shakhtar).
Por ajo që bën përshtypje në këtë listë është fakti se në të mungon portugezi Jose Mourinho, i konsideruar nga shumëkush si “Special One”.