Hajdutët bëjnë kërdinë në shtëpinë e këngëtares Adelina Tahiri, marrin para e stoli

0

Shtëpia e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Berisha, ka rënë pre e një grabitjeje në orët e para pas mesnate. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Sipas policisë, hajdutët kanë arritur të hynë në shtëpinë e këngëtare dhe aty kanë marrë para cash dhe disa stoli ari. Ka qenë vetë Berisha, e cila ka kryer denoncimin për grabitjen në Polici, ku ka dhënë edhe deklaratën e saj.

Mësohet se, këngëtares i janë vjedhur rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet. Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori i çështjes ka dhënë urdhër që ky rast të regjistrohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja Adelina Berisha bie pre e sulmeve të tilla, pasi në vitin 2016, asaj i dogjën makinën, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë, duke i vënë flakën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu