Ligji i ri në Rusi për vizitorët, vendosen kontrolle të detyrueshme mjekësore

0

Një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Rusi, i cili kërkon që të huajt dhe vizitorët afatgjatë të marrin shenjat e gishtave dhe të kenë kontrolle të rregullta të detyrueshme mjekësore. BBC shkruan se kushdo që qëndron mbi 90 ditë do të kontrollohet për sëmundje seksualisht të transmetueshme, tuberkuloz dhe përdorim të drogës.
Disa grupe biznesi, duke përfshirë dhomën gjermano-ruse të tregtisë jashtë vendit, kanë kundërshtuar ligjin. Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka mohuar raportet se të huajt do të duhet të përsërisin kontrollet çdo tre muaj. Ndërkohë që ambasadori amerikan Jason Rebholz tha në fillim të këtij muaji se ligji ishte “ksenofobik” dhe e bënte më të vështirë për të huajt të jetonin në Rusi.

Sipas ligjit, të nënshkruar gjatë verës nga Presidenti Vladimir Putin, të huajt që qëndrojnë për më shumë se tre muaj duhet të marrin shenjat e gishtave me njoftim të menjëhershëm. Por nga 1 marsi duhet të kontrollohen edhe për HIV dhe AIDS, tuberkuloz, lebër dhe sifiliz, si dhe për “praninë ose mungesën” e përdorimit të drogave narkotike ose psikotrope dhe substancave të reja psikoaktive potencialisht të rrezikshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu